E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthehen 65 efektivë nga misioni në Afganistan, rreshteri surprizon familjen/Video

Pas gjashtë muajsh mungesë, 65 efektivë nga Forcat e Armatosura kanë përfunduar misionin e tyre në Afganistan dhe janë kthyer në shtëpi.

 

Lajmin e ka njoftuar vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në profilin e saj në “Facebook”.

 

Reklamë

Por krahas kësaj, gjatë kthimit të FA në shtëpi nuk kanë munguar as surprizat për familjarët e efektivëve.

 

Ministrja Xhaçka ka publikuar një video ku tregon se Rreshteri Ervin Todo nga Batalioni I tretë I Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe gjithë familjen.

 

“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve. Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë