Subscribe

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana deklaroi se deri në orën 16:00, për kreun e ri të PD-së kanë votuar 44% e anëtarëve.

 

I pyetur për kohën e daljes së rezultatit përfundimtar, Gjana deklaroi se rezultati zyrtar do të dalë nesër paradite.

 

Sa i përket mungesës së emrit në listë, ai e cilësoi një çështje teknike të paqëllimshme.

 

“Besoj se një të dhënë operative do të marrim diku tek 3 apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit por gjithmonë është një e dhënë operative, jo përfundimtare, nuk është rezultati përfundimtar. Ne do të presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër Tiranës, të presim të dorëzojnë materialet, do t’i mbyllim në zyrën e Komisionit të votimit. Kutitë e mbyllura që do të kenë brenda të gjithë matrialet e votimit. Degët që janë shumë larg, psh, Tropoja, Saranda, kolonja, etj, do t’i presim që t’i sjellin diku nga orët e para të mëngjesit, sepse edhe ata do të pushojnë 2-3 orë dhe do t’i sjellin. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve që është i pranishëm në atë komision përkatës. Pasi të kenë mbërritur kutitë e fundit të nesërmen e orëve të para të mëngjesit, atëherë do të fillojmë hapjen e kutive, do të nxjerrim vetëm procesverbalet dhe do të hedhim në sistem vetëm procesverbalet, do të bëjmë shumatoren dhe pastaj do të komunikojmë fituesin zyrtar nesër paradite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *