Subscribe

 

502 fidanë kanabis u asgjësuan si dhe 2,5 kg kanabis u sekuestruan nga blutë e Shkodrës. Policia arrestoi 3 persona, teksa u  procedua në gjendje të lirë Administratori i Njësisë Administrative Pult, dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit Plan, Pjeter Rushaj.

Por teksa policia e Shkodrës po zhvillonte operacionin ne fshatin Plan, kryeplaku Rushaj ishte i ftuar ne emisionin “Oktapod”, ne Vizion Plus, ku tha se e kishte të pamundur te kontrollonte gjithë zonën e tij.

Ne “Oktapod”, edhe kryepleq të tjerë e bene të qarte se është e pamundur të kesh nen kontroll oborret e shtëpive apo çdo sipërfaqe ne zona të thella.

Ne rrethin e Shkodrës deri me tani janë te proceduar nga policia 7 kryepleq, te cilët akuzohen per “moskallëzim krimi”.

Por kryetaret e fshatrave kane kërcënuar se do te braktisin detyrën per shkak te presionit te larte qe kane nga policia, e cila nga ana tjetër nuk iu garanton atyre asgjë ne rast konfliktesh me trafikantet e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *