E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryepeshkopi u shtrua në spital/ Meta: Uroj të rikthehet sa më shpejt në krye të detyrës

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos iu nënshtrua të premten një operacioni në zemër.

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur urimet më të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, ndërsa i ka uruar gjithashtu rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës.

Kreu i shtetit falenderoi edhe të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, per te cilet tha se u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

“Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm. I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme. Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë. Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë