Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/...

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve,...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50%...

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset jo vetëm...

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues...

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton ofertën për...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e...

Kryepeshkopi Anastas uron besimtarët e krishterë në prag Krishtlindjesh, mesazhi për luftën

22 Dhjetor 13:44

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët. Ai shprehet se kjo festë përbën thelbin e zbulesës së krishterë dhe i bashkon të gjithë.

Kryepeshkopi Anastas iu bën thirrje besimtarëve të luten për paqe, në një kohë që bota po trazohet nga lufta në disa vende.

“Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke patur më tepër shpresë brenda nesh. “Perëndia i shpresës [na] mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin [tonë], në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të [jemi] plot me shpresë” (Rom. 15:13)”, shprehet ai në mesazhin e tij.

Kryepeshkopi Anastas jep mesazhin se çdo sfidë kërkon durim dhe besimtarët nuk duhet të dorëzohen përpara vështirësive./vizionplus.tv/

 

Mesazhi i plotë:

DURIM PLOT SHPRESË              

‘…le të ecim përpara me durim në betejën që na pret…’ (Heb. 12:1)

Ja, Krishti lind, lavdërojeni!

Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore. Është, mbi të gjitha, një burim i pashtershëm shprese të shumanshme – për vlerën e çdo qenieje njerëzore, për rrugëtimin e njerëzimit, për domethënien e jetës. Lindja e Krishtit shpall kremtueshmërisht se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Pra, nuk jemi të vetëm në peripecitë e kësaj jete. Biri dhe Fjala e Perëndisë, nëpërmjet Mishërimit të tij, mori tërë natyrën njerëzore, ashtu siç është, shpirtërore dhe materiale, dhe i dha trajtë të re. Është një Ngjarje që përbën thelbin e zbulesës së krishterë: “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo shfaqje e dashurisë së Perëndisë “në mish” përbën veçantinë unike të besimit të krishterë. Le ta theksojmë “përsëri dhe përsëri”: Perëndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi apo një fuqi e papërcaktuar jopersonale. Është Perëndi personal, dhe si Person i zbulohet njeriut, ndërsa ky i fundit ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të, një marrëdhënie që bëhet e prekshme për tërë qenien njerëzore: “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Ky Perëndi nuk e braktisi botën, të cilën e vret egoizmi, urrejtja, padrejtësia, dëshpërimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton të sjellim ndër mend se shpresa e pranisë së Tij në jetën tonë përbën burimin e durimit.

* *

Vështirësitë e panumërta dhe udhët pa krye që shfaqen gjatë rrugëtimit tokësor të Shpëtimtarit përballohen gjithnjë me durim plot shpresë. Që në Lindjen e Tij, siç paraqitet në ikonografinë orthodhokse, në vështrimin e Nënës së Tërëshenjtë, të Josifit, të barinjve dhe të magëve, vihet re një durim i paqtë e fort i përndritur. Madje, një durim i heshtur vihet re edhe te vështrimi i kafshëve që ndodheshin në shpellën e thjeshtë dhe merrnin pjesë në peripecinë e Jisuit të vogël në dhé të huaj.   

Durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, përkundrazi, është një fuqi mistike. Ai shndërron edhe hidhërimet dhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete, duke forcuar rezistencën, shpirtin luftarak, qëndresën cilësore, përkrahjen e së vërtetës dhe të drejtësisë. Apostull Pavli, nga përvoja vetjake, na siguron: “… e dimë që vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovën dhe sprova sjell shpresën. Shpresa nuk na turpëron” (Rom. 5:3-5). Nëpërmjet durimit, njeriu shpirtëror i përdor më mirë fuqitë e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkë me këmbënguljen e heshtur, hap shtigje kalimi për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore pa rrugëdalje, për vështirësitë shëndetësore, varfërinë dhe trazirat sociale. E udhëheq jetën njerëzore drejt pjekurisë, se “duhet të duroni deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë” (Jak. 1:4).

Shpresa mbështet durimin dhe durimi forcon shpresën, dhe që të dyja marrin fuqi nga besimi. Përmendja e durimit në Shkrimin e Shenjtë është e shumanshme dhe ndriçuese. Na ndihmon të ecim përpara “duke ngazëllyer në shpresë, duke duruar në vuajtje dhe duke këmbëngulur në lutje” (Rom. 12:12). Ndërsa sjellim ndër mend shembullin e Zotit tonë dhe të shenjtorëve që i shkuan pas, “le të ecim përpara me durim në betejën që na pret, duke i mbajtur sytë te Jisui, që është kreu i besimit tonë dhe ai që na bën të përsosur” (Heb. 12:1-2). Me vështrimin e mbërthyer mbi të, përballojmë me kthjelltësi dhe me fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.

* *

Çdo epokë ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditë, skamjen, lëndimin shpirtëror, dëshpërimin e vet. Epoka jonë po tronditet nga luftra të tejzgjatura mizore, krejt të paimagjinueshme, në shumë skaje të tokës, por edhe afër nesh, në Ukrainë dhe në Palestinë. Kundërshtitë dhe përçarjet po mundojnë edhe mjediset kishtare. Çdo popull ka problemet e tij të shumëllojta. Çdo bashkësi, çdo njeri përjeton çaste trishtimi të thellë dhe dhimbjeje.  Në të gjitha rastet, udhërrëfyes i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.

Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke patur më tepër shpresë brenda nesh. “Perëndia i shpresës [na] mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin [tonë], në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të [jemi] plot me shpresë” (Rom. 15:13).  

Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, le t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron.

Posted Under:
Anash Sociale Vendi
Tagged:
Krishtlindje Kryepeshkop Anastas Mesazh Urim

Nga e njëjta kategori

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur ishte në burgjet serbe, Shaholli: “Leptiri-n” ia çova një mikut tim në SHISH

më shumë...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet

më shumë...

“Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeçares në Greqi, e bija e autorit rrëfen bisedën e fundit

më shumë...

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

3:04

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit....

2:50

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.