Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Bruksel.

Ai ka shkruar se vizita e tij e parë ndërkombëtare si kryeministër fillon sot në Bruksel.

“E filloj vizitën me takim në shtëpinë tone të përbashkët, NATO, me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana. Në këto 4 vite si anëtare e NATO-s, u dëshmuam si aleat i besueshëm, kontribuojmë ndaj qëllimeve të përbashkëta për ruajtjen e stabilitetit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paqes dhe sigurisë kolektive. Në samitin në Uashington, NATO-ja do të kremtojë 75-vjetorin dhe presim që aleatët të dërgojnë mesazh të fuqishëm të unitetit dhe vendosmërisë”, shkruan Xhaferi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *