E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mesazh demokratëve: Asgjë veç asaj që vendos populli nuk do ndodhë më 18 qershor

Gjatë takimi me votuesit për herë të parë në Berat, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh demokratëve. Ai u shpreh se “ka sinjale për trazira, për rrëmujë, por bllokime, por ju siguroj se më 18 qeshor nuk do të ndodhe asgjë tjetër veç asaj që vendos populli” tha Rama. Kryeministri u shpreh se lidershipi i PS-së është i kapur nga drejtesia dhe se më 18 qershor shqiptarët do të shkarkojne nga puna gjyqtarët e korruptuar.

 

Pjese nga fjala e kryeministri Rama

 

Reklamë

PD ka vendosur të braktisë zgjedhjet, t’i hyjë rrugës së frikës që ka kapur lidershipin e saj nga drejtësia. Duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami.

 

Prindërit tuaj akoma nuk e kanë harruar se ku i çoi paratë e tyre marrëzia e atyre që janë ngujuar në bunkerin e plasmasit. Të gjithë këto vite, njerëzit e ndershëm të këtij vendi, me punë, sakrifica, fal edhe njerëzve në emigracion, e kanë ngritur bazën familjare të cilën ne nuk mund ta lejojmë të rrënohet.

 

Siç po luftojmë me mish e me shpirt të miratojmë Vettingun do të luftojmë me mish e me shpirt për të rritur mirëqenien. Ju e keni parë se si nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli. Kjo e gjitha do të marrë fund më 18 qershor dhe me këtë do të mbyllet edhe kapitulli i PD-së siç e kemi njohur deri më tani.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154728376271523/

Vazhdo të lexosh

Reklamë