Pak orë pasi e cilësoi të turpshëm vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” i Hasit të Gafurr Mazrekut, kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për sulmet ndaj tij qe i quajti te shëmtuara.

 

Duke i konsideruar akuzat vulgare të partisë demokratike si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri tha se i ka kërkuar prefektit te Kukësit refuzimin e firmosjes së vendimit.

 

Rama shpjegon me tej se nuk ka lidhje me vendimin, madje e konsideron atë një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

 

Ndërkohë, edhe zyra e presidentit Meta e ka dënuar vendimin për Mazrekun, duke thënë se ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *