Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 March 2026
Vizion fokus

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me...

Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar...

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër Iranit sapo...

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat e rinj...

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre laburistë për...

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte...

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e PD, ka...

A ekziston rreziku për të pasur një akt terrorist?...

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë: Janë shumë...

Kryeministri me helikopter drejt Korçës, Rama: Po shoqëroj një grup investitorësh me prestigj! Bllokimi i aksit nuk mund t’i faturohet qeverisë

23 Shkurt 11:55

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme do të udhëtojë drejt Korçës me helikopter për të inspektuar përfundimin e punimeve në Polin e Dijes.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama u është përgjigjur kritikëve që e lidhin udhëtimin e tij me helikopter me aksin e bllokuar Librazhd-Korçë për shkak të rrëshqitjes së rrugës.

Rama thotë se do të udhëtojë në Korçë dhe më pas në Vlorë për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, të cilëve do t’i prezantojë hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë.

“Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë”, thotë Rama ndër të tjera.

Kryeministri më pas ndalet të bllokimi i aksit Librazhd-Korçë dhe thotë se duhet një ligësi e ligësi e madhe për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër.

Ndër të tjera thotë se fluturimi me helikopter drej juglindjes ishte planifikuar kohë më parë dhe nuk ka të bëjë me aksin e bllokuar.

Edi Rama: Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!

Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë! Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!

Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë: E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!

E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Helikopter Korçë rama

Nga e njëjta kategori

Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Durrës, ndërhyn policia

më shumë...

Grabiti me armë 3 milionë lekë në exchange, flet autori: Lekët i doja për nënën time

më shumë...

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të parakohshme

më shumë...

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat e rinj të qeverisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:03

Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në...

10:03

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/...

9:48

Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak...

9:27

Cilat janë efektet anësore nëse pimë kafe...

9:21

Grabiti me armë 3 milionë lekë në...

9:02

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt...

8:40

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër...

8:24

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat...

8:11

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre...

8:02

Moti i qëndrueshëm sot në vend, temperaturat...

11:19

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do...

11:03

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e...

10:43

A ekziston rreziku për të pasur një...

10:37

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër,...

10:30

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë:...

10:17

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për...

9:58

Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti...

9:48

Goxhaj: Qytetarët janë marrë peng, në Kuvend...

9:44

Sulmi në Iran, Shkurti: Përplasje titanike mes...

9:36

EMRAT/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset 45-vjeçari

Më të klikuarat

  • “Do të ndihen më të sigurt në lidhje me xhepin e tyre&...
  • Aleati i Putin sulmon presidentin amerikan, Medvedev: Idiotë...
  • Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti zbulon strategjin...
  • Grabiti 3 milionë lekë në exchange, del videoja kur autori m...
  • “Me SHBA-në dhe Izraelin ose me Iranin”, Trump u kërkon kurd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.