Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të martën, të heqë dorë nga plani për reformën e gjyqësorit, që do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe forconte kontrollin e qeverisë ndaj tij.

I pyetur nga gazetarët, Biden tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Izrael.

 

 

JOE BIDEN


PRESIDENT I SHBA

 

“Ashtu si shumë mbështetës të Izraelit dhe unë jam shumë i shqetësuar. Izrael nuk mund të vazhdojë kështu. Shpresoj që kryeministri të tërhqiet nga reforma në sitemin e drejtësisë dhe të veprojë në një më yrë për të arritur një kompromis, por kjo mbetet për tu parë.”

 

Por thirrja e presidentit amerikan u refuzua nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili tha se nuk merr vendime nën presion nga ndërkombëtarët.

 

 

BENJAMIN NETANYAHU


KRYEMINISTER I IZRAELIT

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet e tij me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, duke përfshirë edhe miqtë më të mirë. Administrata ime është e përkushtuar për forcimin e demokracisë duke rivendosur ekuilibrin e duhur, të cilin ne po përpiqemi ta arrijmë nëpërmjet një konsensusi të gjerë.”

 

Benjamin Netanjahu shtyu të hënën diskutimin e reformës themelore në sistemin e drejtësisë, pasi dhjetëra mijëra qytetarë dolën për të protestuar në rrugë.

 

Zemërimi i tyre u shtua edhe më shumë, kur ai shkarkoi ministrin e Drejtësisë, i cili e kundërshtonte këtë reformë.

 

Reforma e planifikuar nga qeveria, do t’i jepte parlamentit autoritetin për të anuluar vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë votash dhe do ta bënte të vështirë shpalljen e një kryeministri të papërshtatshëm për postin dhe largimin e tij nga pushteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *