Kryeministri grek, Aleksis Cipras premtoi sot 500 millionë euro për riorganizmin e shërbimeve kombëtare për menaxhimin e katastrofave.

 

Zjarret më të fundit të ndodhura gjatë muajit korrik në Greqi shkaktuan 93 viktima.

 

Përmes një interviste të dhënë për mediat Cipras ka thënë se prioriteti  i momentit është hetimi objektiv i shkaqeve që çuan në këtë tragjedi dhe marrja e të gjitha masave të nevojshme që të mos përsëritet një fatkeqësi e tillë.

 

 

Bilanci i zjarreve është rritur në 93 të vdekur pas vdekjes së një gruaje 78 vjeçe në spital dhe të një burri 83 vjeç një ditë më parë. Mbrojtja civile publikoi një listë të viktimave mes së cilëve numërohen 45 gra, 35 burra, 11 fëmijë dhe dy persona ende të paidentifikuar.

 

Ndërkohë 34 persona janë të shtruar në spital, gjashtë në gjendje kritike për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.