Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Kombinati ka akuzuar qeverinë Rama se synon të largojë qytetarët e kësaj zone nga banesat e tyre për tua dhënë klientëve të saj për të ndertuar pallate. Gjatë një takimi me banorët e Kombinatit, Kryemadhi premtoi se shtëpitë e tyre do të ndërtohen aty ku kanë qenë.

 

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

“Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do t;i rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.”

 

Kryemadhi ka deklaruar se beson tek vota e banorëve të kësaj zone në 25 prill.

 

“Ne në Kombinat kemi themeluar LSI-në. Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm.”

 

Para qytetarëve të Tiranës, Kryemadhi ka deklaruar se LSI është parti që e mban fjalën dhe çdo premtim do ta bëjë realitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *