E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi u gjobit për maskë?!/ LSI: Nuk erdhi asnjë polic gjatë takimit

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi pas lajmit se kryetarja Monika Kryemadhi u ndëshkua me 3 mijë lekë gjatë takimit me banorët e zonës së Kombinatit, pasi ishte pa maskë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, LSI theksoi se Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit.

LSI nënvizoi se gjatë aktivitetit të Kryemadhit nuk ka ardhur asnjë polic  dhe se do të ketë një reagim në momentin kur të njihen me masën administrative.

“Duke pare disa lajme te publikuara ne media duam te sqarojme se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnje dijeni per gjobe nga Policia e Shtetit. Gjate gjithe kohes qe eshte zhvilluar aktiviteti ne Kombinat nuk eshte paraqitur asnje efektiv policie. Deri ne momentin qe do te njihemi me gjoben do te kemi nje reagim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë