E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi takon Glover, i dorëzon dosjen me shkeljet e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua këtë të mërkurë me ambasadoren e OSBE/ODIHR, Audrey Glover.

 

Reklamë

Gjatë takimit Kryemadhi vuri në dukje paligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Reklamë

Drejtuesja e LSI hodhi akuza edhe në drejtim të KQZ se, sipas saj, interpretoi ligjin sipas dëshirave të kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste duke e zhytur procesin elektoral në Shqipëri në një krizë të rëndë.

 

Duke I cilësuar votimet si të papranushme, Kryemadhi njoftoi ambasadoren Glover se LSI nuk e njeh rezultatin.

 

Por krahas këtyre qëndrimeve, selia e LSI, bën me dije se Kryemadhi I dorëzoi ambasadores së OSBE/ODIHR një dosje voluminoze me fakte ku tregohen të gjitha manipulimet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Gjithashtu Kryemadhi pohoi para Glover se kjo dosje do të vazhdojë të zgjerohet me fakte të tjera të cilat po ofrohen nga burime të shumta informacioni, qytetarë, organizata, etj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë