Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetës në lidhje me aksionin e opozitws.

 

Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë ku kishte një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve.

 

Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar, sipas zyrës së shtypit të kësaj force politike, dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

 

Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit.

 

Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *