Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të martë një takim me strukturat drejtuese te LSI në qytetin e Shkodrës.

Drejtuesja e kësaj force politike tha mes të tjerash se gjithnjë e më shumë socialistet po e gjejnë veten tek LSI edhe për shkak se “Rilindja” shkatërroi PS-në.

Kryemadhi nuk I kurseu akuzat edhe  për darken ministrore të Dubait.

 

Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit. Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë.

 

 

Kryemadhi shtoi më tej se Rama po bën shfaqje teatrale me rindërtimin dhe fushatën e vaksinimit.

 

Shikojmë shfaqjet teatrale ndonjëherë janë tragjikomike, kur shikojmë që aty ku janë mbi 300 shtëpi të prishura, inaugurohet një apo 2 shtëpi që edhe ato nuk kanë qenë të prishura por është e ndonjë kryetari të rilindjes  i cili merr përsipër për të aktruar në ndonjë shfaqje të madhe. Ashtu sikurse shikojmë fasadën tjetër që fillon fushata e madhe e vaksinimit dhe bravo që filloi por problemi qëndron që vaksina më e madhe për shqiptarët është vota më 25 prill kundër varfërisë, papunësisë,  arrogancës, talljes që qeveritarët bëjnë me shqiptarët.  Ne kemi krijuar një neveri për klasën politike për shkak të asaj që vetë Edi Rama e ka mbarsur opinionin  publik me këtë neveri. Dhe faktikisht atë neveri që ai e mbolli në opinion publik ajo po i kthehet në fytyrën e tij. Megjithatë unë dua t’ju bëj thirrje jo vetëm ju sepse ne sot kemi takimin e drejtuesit e lagjeve të qytetit të Shkodrës dhe do të vijmë dhe ditët e tjera në vazhdim për të vazhduar me takimet e tjera në axhendën tona në komuna, në Vaun e Dejës, në Pukë, në bashkinë e Malësisë së Madhe, në Fusharrëz, Bushat, të cilat do të jenë takime që nuk do të jenë thjesht në kuadrin, ky do të jetë takimi i fundit që ne bëjmë kaq të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *