Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur kalimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

 

Kryemadhi përmes një postimi në Twitter shkruan se ratifikimi i kësaj marrëveshje është një zhvillim tejet pozitiv për rajonin tonë.

 

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, për më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *