E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi-Ramës: Do jesh gijotina e parë e SPAK, po shkatëron vendin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i vetmi që nuk e do vettingun në politikë.

 

Kryemadhi duke folur nga foltorja e Kuvendit u shpreh se kryeministri Rama është peng I spaçatorëve dhe se do të jetë gijotina e parë e SPAK.

 

Reklamë

Kryemadhi tha ndër të tjera se Rama prej 20 viteve po fshihet nën kartelat mjekësore nga zv/ministrja e Shëndetësisë.

 

“Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?! Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin. Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet.”

 

Kryemadhi u ndal më tej edhe tek çështja e integrimit. Ajo deklaroi se qeveria nuk do që të hapen negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE.

 

Sipas Kryemadhit, Rama është kthyer në një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

 

“Këto dy minuta, ju drejtohem të gjithë ambasadave që janë në Shqipëri, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej ditësh jemi në komunikim me ju, për të ecur përpara me axhendën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që nuk ka dëshirë të hapi negociatat, jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi, dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për rajonin dhe Europën. Ky kryeministër,  i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor, nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Europën”

Vazhdo të lexosh

Reklamë