Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama se po sulmon median.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi duke u ndalur tek procedimi I dy administratorëve të një portali, shprehet se po cënohet liria e shprehjes nga ana e qeverisë.
Drejtuesja e LSI nënvizon më tej se cënimi I medias tregon vendosjen e autoritarizmit në vend.
“Kryeministri në sulm kundër lirirsë së medias. Krahas fatkeqësisë së jashtëzakonshme të tërmetit të 26 Nëntorit, i gjithë opinioni publik po përjeton edhe një sulm violent të Kryeministrit ndaj mediave, veçanërisht atyre sociale. Përdorimi i një situate tragjike të përmasave të tilla, si një shkak për të mbyllur gojën mediave është një tronditje e vërtetë për lirinë e medias në Shqipëri, që do të thotë liri e shprehjes dhe e informimit. Mbyllja e JOQAlbania, censurimi i editorialit të analistit Adrian Thano apo burgosja e aktivistes Xhulia Aliaj për postimin e një shkrimi të një media të huaj shumë prestigjoze si “Avenire”, janë dëshmi tronditëse të një autoritarizmi të shfrenuar. Mbështes lirinë e plotë të medias dhe dënoj censurën në të gjitha format e saj, pasi censura e medias është prova e pakundërshtueshme e vendosjes së autoritarizmit dhe goditjes së themeleve të demokracisë. Arrestimi i aktivistes Xhulia Aliaj dhe shpallja në kërkim sikur të ishin kriminelë e dy administratorëve të JOQAlbania Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, dëshmojnë për një histeri autoritare që keqpërdor edhe tragjedinë e tërmetit për qëllimet e saj të mbrapshta të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një qëndrim, ka vetëm një veprim që duhet të kryhet. Të lirohet menjëhere aktivistja Xhulia Aliaj, të zhbllokohet JOQAlbania si dhe të ndalet censura kudo dhe ndaj çdo media që ajo shfaqet.”






Me te drejte qe mbron Median se Edi sillet sic thua zonja e pare e Shqipetareve .Mediat duhet te thone Qarte dhe me Ze Shtepia qe ke ti magjistare me Kollovarin tend Meta I merr tere brenda njerezit ne nevoje Por ti tregon Macet Qente dhe Nevojtoret per nevojat e tyre .Hey bushter ato shtepite dhe gjithcka qe sot keni jane te Vjedhur bga ju si familje Breke-Grisur dhe u bete Zengjine Shpejt do ti nxirrni nga Prapanica me gjak -qelb ,ju TELLALLET FILO-KOMUNIST ,,qe jeni Kanseri i Kombit dhe Shqipetareve , Sot na flet per News Media ,ku Kollovari yt ju kujtohet i bente Irini Zonjes tek ZERI-i AMERIKES kur ishte fryre nga Qafa dhe barku si Baba Aliu Fati i Zi erdhi ky termet per vuajtjet e Popullit , juve po ju zgjaten disa jave. Mos bej lojen e Bushtres e Kodoshit e mallkuar ti dhe tere soji qe ky Popull Idiot ju zgjolli ju Kanserozet dhe te pa turperit ne tere Hemisferin Boteror , Oh cfare Zhapinjsh E Krokodilesh ka rritur Toka e Arberit .Fatkeqesia e madhe e Njerezve Humane te bejne Deal me ju KERMINJ KOMUNISTE