E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Qytetarët do largojnë Ramën, e vetmja pengesë për ëndrrën europiane

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas përfundimit të protestës ka falenderuar të gjithë qytetarët që I janë përgjigjur thirrjes së opozitës.

 

Kryemadhi në daljen e saj për mediat ka deklaruat se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian.

 

Reklamë

“Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qyterarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama.Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE.Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë