E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Protesta jo vetëm politike, opozita gati për zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar vijimësinë e protestave të opozitës, të cilat sipas saj nuk do jenë vetëm politike por edhe për përmirësimin e kushteve ekonomike në vend.

 

Reklamë

“Në mbledhjen e sotme në do të diksutojmë për anën e strukturës organizative të partisë për të mundësuar zgjedhje të parakoshme për t’i mundësuar shqiptarëve zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Cdo ditë e mës shumë ata njerëz që kanë mbetur në Shqipëri shërbeu për të kuptuar që shteti është i kapur dhe se kapja e shtetit ka sjell varfërimin e shqiptarëve. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve dhe do vijnë akoma më shumë protesta kundër varfërisë. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. Ilegjitimeti i parlamentit duket shumë normale para atyre që ndodhin në këtë vend. Zoti e ruajt Edi Ramën edhe ata që bashkëpunojnë më Edi Ramën. Nëse këta deputetët që kanë hyrë kontrabandë në parlament do rrisin kushte të mira do ishte një mrekulli.”

 

Reklamë

Gjithashtu në fjalën e saj para mediave Kryemadhi është shprehur se tashmë opozita është duke u përgatitur për zgjedhjet parlamentare.

 

Ndërkohë që në lidhje me qëndrimin e Ramës, ajo ka deklaruar se Vuçiçi u tregua më i zgjuar se Edi Rama  dhe i shpalli zgedhjet e parakohshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë