Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se me 16 shkurt do të dalë në shesh si qytetare dhe jo si politikane.

 

Një dita para protestës masive të opozitës së bashkuar ajo ka thënë se Rama ka ikur që dje, por nesër populli do sigurohet t’i heqë karrigen, ashtu siç ia dha.

 

“Shqipëria është familja e shqiptarëve, është shtëpia e shqiptarëve. Ndoshta për Edi Ramën Shqipëria është kolibe qensh, për ne dhe për gjithë shqiptarët Shqipëria është familja jonë. Ne këtu do të jetojmë, këtu do ndërtojmë të ardhmen tonë, sepse vend më të bukur dhe më të bekuar nga Zoti se Shqipëria nuk ka. Por Shqipëria nuk ka pasur klasë politike që ta drejtojë në rrugën e duhur, por gjithmonë ka rënë në duart e gabuara.  Sot ka ardhur momenti që të mos themi më: Rotacioni politik. Por sot ka ardhur momenti që t’i themi çdo politikani duke filluar nga Monika dhe kushdo tjetër: Mos të guxojnë më të bëjnë gabimet që ka bërë Edi Rama. Politika nuk punon për pesë veta, por politika duhet të punojë për qytetarët e saj, për burrat, gratë, djemtë dhe vajzat shqiptare, për fëmijët shqiptarë, në mënyrë që të gjithë të jemi të barabartë. Ne kemi pasur një qeveri, kemi pasur një klasë politike, e cila është marrë me problemet e veta dhe nuk është marrë kurrë me hallet e shqiptarëve. Protesta e nesërme është protesta për ti dhënë një mësim politikës dhe politikanëve dhe unë brenda atyre, që populli të vendosë në karrige dhe populli të heqë nga karrigia. Prandaj 16 shkurti ka rëndësi të madhe historike për ta ndarë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga tranzicioni, nga e kaluara dhe për ta futur në rrugën e integrimit europian. Hapja e negociatave ka rëndësinë më të madhe për ne sepse me hapjen e negociatave Shqipëria ndahet përfundimisht nga tranzicioni, ndahet përfundimisht nga e kaluara e vetë e hidhur dhe do të ndajë përfundimisht politikën nga krimi, i cili ka uzurpuar qeverinë, parlamentin dhe do gjë. Prandaj unë ju bëj thirrje, sot është pasditja e fundit, por jam e bindur që asnjëri nga ne nuk do të ndalojë duke njoftuar dhe duke organizuar për ditën e nesërme.”

 

Gjithashtu Kryemadhi ka deklaruar se qeveria ka frikë nga populli nesër dhe lutet që Zoti t’ju japë forcë dhe fuqi nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *