Subscribe

Teksa  afrohej për tiu bashkuar protestuesve tek sheshi para parlamentit, Monika Kryemadhi tha se është faktuar që kjo qeveri është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit.

Ajo shtoi se ky është shansi i fundit për të cuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm opozita. Drejtuesja e LSI pohoi gjithashtu se ky është shansi i fundit edhe për vetë PS që të mos mbetet peng i 10 vetave.

 

Kjo qeveri është faktuar botërisht dhe pak nga pak po e kuptojnë dhe ndërkombëtarët që është një qeveri , e cila është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit. Mendoni çfarë do të ndodhte në çdo vend të Europës apo në Amerikë, një kongresmen, një senator, një ministër apo deputet, do të faktohej nga Gjykata dhe Prokuroria e vendit që krimi i organizuar, bandat, kriminelët kanë blerë vota në favor të tyre, tashmë kjo gjë ka marrë fund. Pavarësisht nga e gjithë situata që është krijuar, opozita është shumë e qartë për t’i dhënë Shqipërisë një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë, duke ofruar bashkëpunimin, duke marrë kosto politike si opozitë, duke marrë bashkëpunimin për të bërë rishikime të amendamenteve të ndryshe, qoftë në Kushtetutë, qoftë në çështjen e koncesioneve që janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës. Sot është shansi dhe mundësi e fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare, por edhe Partisë Socialiste, e cila të mos mbetet më peng i 10 vetave të cilët janë përfaqësues të krimit të organizuar në atë Parlament. Unë mendoj që ne bëmë veprimin ekstrem sepse dhe situata është në ekstrem. Nuk flasim më vetëm për politikë, por pyesni çdo shqiptar. Mos na u drejtoni më neve, por pyesni çdo qytetar nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi për të paguar energjinë elektrike. Nëse kanë mundësi për të paguar faturën e ujit të pijshëm, nëse kanë mundësi për të blerë libra për fëmijët e tyre. Nëse kanë mundësi për të blerë ilaçet për fëmijët e tyre. Kjo tashmë është shumë e qartë. Këtu nuk është më çështje politike, këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë.

 

Monika Kryemadhi tha se Gramoz Ruci e anuloi seancën parlamentare pasi ka frikë.

 

Frikë. Sepse ai që ka bërë gabime ka frikë. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancën dhe përballet me opinionin publik. Por nëse opozita nuk do të kishte të drejtë, nuk do të kishte mbi 100 mijë shqiptarë në shesh në 16 shkurt. Protesta më e madhe në 27 vite në Shqipërinë më të rrudhur në gjithë historinë e shtetit të saj. Nëse kjo qeveri do të kishte të drejtë do të ishtë sot në Parlament dhe do të merrnin guximin të përballeshin me qytetarët. Ose më e pakta do të merrnin guximin në kaq kohë të përballeshin me ne.

 

 

Kryetarja e LSI pohoi se ka pasure shumë telefonate me ndërkombëtarët teksa skenaret e dhunës tha se janë fabrikuar nga makineria e propagandës së qeverisë.

 

Jo vetëm me ambasadoren gjermane por dhe me shumë të tjera, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar sepse mos harroni që është një makineri propaganda e cila paguhet me taksat e shqiptarëve, një administratë e tërë në Kryeministri. Dhe pot ë shikoni dhe deklaratat e qeverisë janë që do digjet Kuvendi. Pse? Mos u çudisni që do të djegë Kuvendi Edi Rama që të ndërtojë kullën që nuk e ndërtoi dot te Teatri.

 

E pyetur në lidhje me vendimin e radhës për të hequr dorë edhe nga mandatet e këshillit bashkiak në pushtetin vendor, Kryemadhi tha se tani nuk ka asnjë lloj vlere asgjë dhe opozita do të eci drejt protestës paqësore dhe qëndrestare të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *