Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Elbasan me rastin e Ditën së Verës ku uroj shqiptarët me rastin e kësaj feste.

 

 “Dita e verës që simbolizon ringjalljen e jetës, të ringjallë akoma më shumë dëshirën, shpresën për shqiptarët, për të qëndruar në Shqipëri, për të punuar dhe për të ndërtuar shtëpinë e tyre në Shqipëri ashtu siç kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë gjithmonë. Uroj që këtë ditë vere shqiptarët të jenë më të paqtë, por të jenë dhe më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet e tyre.”

 

Por komunikimit me gazetarët në këtë ditë feste, Kryemadhi nuk mund ti shmangej as retorikës politike dhe situatës në vend. Drejtuesja e LSI tha se politika nuk ekziston më në Shqipëri pasi në të kundërt sot vendi do të kishte, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishte gjykata, Kushtetuesen, Gjykatën e Lartë, një Parlament legjitim, një klasë politike të përgjegjshme, dhe një ekonomi më të mirë për shqiptarët, arsimim e  shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët.

 

 “Po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dal nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish.Sot nuk ka politikë, politika nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë, politika sot nuk ekziston, prandaj dhe në këtë ringjallje të jetës që simbolizon Dita e Verës, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe për të cilët shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte ti zbatonim tek fëmijët e tyre.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *