Gjatë një takimi të zhvilluar me të rinj dhe të reja të LRI në Korcë, drejtuesja e LSI Monika Kryemadhi tha se kjo forcë politike nuk ka kufij.

 

LSI-ja nuk ka më dyer. LSI-ja nuk ka më mure. LSI-ja nuk ka më kufi. LSI-ja është pa kufij. LSI-ja është e të rinjve dhe të rejave, është e njerëzve intelektualë, është e korçarëve qytetarë, e kujtdo njeriu që kërkon të ndryshojë realitetin, që kërkon të ndryshojë këtë varfëri psikologjike, sociale, njerëzore, ekonomike dhe duke ndryshuar jo duke i dhënë votën një partie politike, por duke i dhënë votën të rinjve dhe të rejave, duke i dhënë votën përfaqësimit të qyteteve, duke i dhënë votën asaj që ju doni të përfaqësoheni, jo vetëm  në Parlament, por kudo.

 

 

Kryemadhi tha mes të tjerash se Korca dhe korcaret sot janë më keq se 4 vjet më parë dhe kjo është një arsye më e madhe për ti dhënë fund kësaj qeverisje.

 

Por kur pyesim korçarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat, a jeni më mirë seç ishit 4 vite më parë, apo 8, 12, apo edhe 20 vite më parë, prindërit e tyre i dëgjon jo. Një gjimnazist thotë nuk e di, gjyshërit thonë njëherë e një kohë, e kështu me radhë. Po të shkosh të pyesësh a ka më shumë vende pune sot në Korçë, njerëzit thonë jo ka më pak. A ka më shumë të rinj në Korçë sot? Jo thonë, janë larguar. A ka më shumë investime në Korçë sot? Jo thonë, investohet për të tretën herë në të njëjtin projekt. A ka më shumë familje të reja në Korçë? JO thonë, largohen çdo ditë e më shumë.E pra kur shikojmë atë që ndjejmë çdo ditë, Korça një qytet që të ofron traditën, familjen, jeni të lidhur më ngushtë me njëri-tjetrin, mendoni se si mund të jetë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri e të gjitha me radhë. Çdo ditë e më shumë shtëpitë tona dhe qytetet po zbrazen sepse fëmijët tanë nuk kanë mundësi. Nuk iu ofrohet punësimi, arsimi, shërbimi shëndetësor, infrastruktura dhe lëvizja e lirë, ajo që është më e rëndësishme, nuk i ofrohet shpresa. Prandaj ne si LSI kemi menduar që të gjejmë rrugën më të mirë që nuk është duke iu ftuar të votoni Monikën, votoni LSI. Ne mendojmë që rruga më e mirë për fëmijët tanë, për Shqipërinë, për fëmijët e shqiptarëve është që ne t’iu ofrojmë LSI. Ne iu ofrojmë LSI-në, këtë parti politike që ka një histori 16 vjeçare e krijuar nga një grup të rinjsh eurosocialistë shqiptarë, nga disa intelektualë të pavarur që iu bashkuan nismës politike të 16 viteve më parë të Ilir Metës, sot President i Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *