Subscribe

Kryetarja e LSI. Monika Kryemadhi ka njoftuar strukturat që të bëhen gati pasi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

 

Nga Gramshi, ku zhvilloi një takim me strukturat, drejtuesja e LSI qeveria ka dështuar pasi ka rënuar totalisht ekonominë e vendit.

 

Kryemadhi tha se LSI ka një plan veprimi, që synon që të rinjtë dhe të rejat ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe se ka ardhur koha që ky plan të vihet në veprim.

 

“Ka ardhur koha që të mbarojmë me idenë e denoncimit. Ka ardhur koha që të shfaqim alternativën. Ka ardhur koha që tu themi njerëzve se çfarë do të bëjmë ne. Ku jemi ne? Ne jemi shumë të qartë në planin tonë të veprimit. Një plan veprimi që e kemi thënë, e kemi promovuar, por tashmë ka ardhur koha të zbërthejmë. Çdo ditë e më shumë radhët e LSI-së shtohen, çdo ditë e më shumë LSi-ja është prezente në jetën politike shqiptare dhe çdo ditë e më shumë roli i saj është i domosdoshëm për të bërë zbërthimin e alternativës së saj, atë alternativë që ne mendojmë se është shumë e rëndësishme. LSI-ja, duam apo nuk duam, kudo është për partia e të rinjve, sepse në thelbin dhe boshtin e saj kryesor ka të rinjtë dhe të rejat. 70% e bazës së saj janë të rinjtë dhe të reja. Po të shikosh në këtë sallë, mbi 80% e sallës janë të rinj dhe të reja. Kështu që detyra jonë është që ti ofrojmë këtyre të rinjve dhe të rejave Shqipërinë që ta kenë si shtëpinë e tyre, që ëndrrat e tyre, dëshirat e tyre ti realizojnë në vendin e tyre”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Kryemadhi përmendi dhe dosjen 339 dhe dosjen 184, ku sipas saj ministra dhe deputetë të Rilindjes janë të përfshirë në blerjen e votave me grupet kriminale.

 

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, të cilat jemi koshient dhe të vetëdijshëm që i kemi deklaruar që me 5 korrik që votat janë blerë me paratë e drogës, njerëzit janë kërcënuar me polici, i kemi denoncuar. Janë mbi 300 denoncime të LSI-së në zyrat e OSBE-së, ku denoncojnë jo vetëm blerjen e votës, por dhe përdorimin e bandave kriminale edhe të segmenteve kriminale, së bashku me Policinë e Shtetit në favor të votës për PS-në. Nuk u ndalëm në asnjë moment dhe nuk kemi për tu ndalur për ta denoncuar. Sot në zyrat e Prokurorisë qëndron “Dosja 339”, për përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së, që nga Vangjush Dako dhe pse jo edhe Edi Rama, ku blihen votat me grupet kriminale. Dosja 184, ku ka ministra e deputetë të PS-së të përfshirë në blerjen e votave, por dhe në këmbim të blerjes së votave përkundrejt lejimit të parcelave të hashashit në Bashkinë e Dibrës. Kriminalizimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka shkuar në çdo qelizë dhe vetëm shkrirja e një Parlamenti, që vjen si rezultat me një mazhorancë të ardhura me vota të blera dhe të deformuara, nëpërmjet parave të krimit, nëpërmjet bandave kriminale, nëpërmjet krimit të organizuar, do të ishte e vetmja mundësi për të risjellë stabilitetin dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik të”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *