Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, komenton vendimin e vendeve te BE-se lidhur me bisedimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë ne qershor te 2019.

 

Në një interviste për “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi tha se BE-ja i vendosi Shqipërisë kushte të reja krahas atyre ekzistuese. Ajo është shprehur skeptike në lidhje me datën e hapjes së negociatave, ku theksoi faktin se nuk mund të thuhet një datë fikse për këtë, pasi Europa në qershor të 2019-ës është në process zgjedhjesh.

 

Ndër të tjera kryetarja e LSI gjatë intervistës së saj ka thënë se kjo është një tjetër gënjeshtat e radhës së Kryeministrit Rama.

“Edi Rama është mësuar që të vendosi fatet e Shqipërisë në bast dhe si një bastexhi serial humbës, përsëri humbi dhe këtë rradhë. Këtu nuk është problemi që ne duam të gjejmë se cilat janë arsyet. Këtu fajtori kryesor është Edi Rama, i cili ka kanalizuar gjithë zhvillimet dhe veprimtarinë e Shqipërisë në një rrugë të gabuar, në një rrugë që nuk ka fund dhe që nuk shikojmë dot një dritë jeshile. ”

Kryemadhi ka theksuar faktin se Shqipëria mund të jetë në një rrezik shumë të madh.

“Unë mendoj që Shqipëria është në një rrezik shumë të madh, është në një rrezik asimilimi, është në një rrezik të identitetit të saj kombëtar dhe është në rrezik të sovranitetit të saj. Mendoj që sot më shumë se kurrë, kjo pikë, që për hir të së vërtetës, është një lajm jashtëzakonisht i rëndë për ne, kur në radhë të parë cënon më shumë shqiptarët se sa klasën politike, se klasën politike mos hapja e negociatave do ta bëj që të bëj shesh përshesh në Shqipëri, sepse nuk do të ketë më kush do ta mbikqyri.”

Gjithashtu zonja Kryemadhi ka theksuar rëndësinë që forca politike që ajo drejton, ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë në proceset euroatlantike të Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *