Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat për financimin me paratë ruse.

 

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë llogari bankare jashtë vendit dhe as marrëdhënie biznesi.

 

Kryemadhi ka akuzuar Edi Ramën se qëndron pas sulmeve ndaj saj.

 

 

MONIKA KRYEMADHI

DEPUTETE, PARTIA E LIRISË

 

Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.

 

Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë.

 

Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time.

 

Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të Vucicit të Serbi, siç e deklaron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë:

 

INCENERATORËT!

 

Unë si kallëzuese e inceneratorëve nuk u kthehem pas kallëzimeve të mia, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando Subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz.

 

Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *