Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri “mea culpa” në daljen e saj të parë për mediat, pas humbjes së garës së 25 prillit.

 

Ajo tha se opozita gaboi që dogji mandatet dhe se ky është një faktor që ndikoi në humbje.

 

Për këtë arsye, Kryemadhi i kërkoi falje presidentit Ilir Meta, që shpesh ka kritikuar opozitën për vendimin e dorëzimit të mandateve.

 

“Ne zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për reflektim. Patëm një strategji të gabuar, duke foilluar që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale, duke I dhënë pushtetet në dorë Edi Ramës dhe oligarkëve, duke tjetërsuar Kushtetutën dhe rrëmbyer pronat e qytetarëve dhe për të blerë me 500 euro votën. Kjo gjë dhe koha dhe ku rezultati tregoi që shqetësimi i presidentit ishte i drejtë për këtë situatë ku ne gjendemi sot. Prandaj dua që t’i kërkoj falje për këtë çast, për këtë veprim dhe për këtë qëndri,m, që nuk solli gjë tjetër vceçse rrëmbimin dhe gitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët. Ne mnbetemi të palëkundur dhe jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë edhe më tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në Parlament, por në sheshe, çdo qytet dhe çdo shtëpi të qytetarëve.”

 

LSI arriti të fitojë vetëm 4 mandate në këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *