E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Hidhni kartat e anëtarësisë së LSI, mbroni fëmijët tuaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në daljen e saj për mediat pasditen e kësaj të enjte ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë drejtues në shtabet elektorale që të hedhin kartat e anëtarësisë poshtë dhe të dalin në mbrojtje të fëmijëve të tyre që janë duke vdekur nga i ftohti në rrugë dhe po kërkojnë më minimalen.

 

“Harroni flamurin e partisë, merrni flamurin kombëtar në dorë, dilni dhe mbroni fëmijët tuaj, mos kini frikë nga kompleksi i Edi Ramës, mos kini nga dhuna psikologjike dhe nga mediat e blera prej Edi Ramës. Luftoni për fëmijët tuaj, luftoni për fëmijët e shqiptarëve, luftoni për rininë tonë, për një rini që po ikën çdo ditë e më shumë.”

 

Reklamë

Gjithashtu në fjalën e saj Kryemadhi u ka bërë thirrje fermerëve dhe minatorëve që t’i bashkohen protestës së studentëve dhe të mos reshtin së kundërshtuari politikat e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

 

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar Zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujarë kishte qenë Zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Mendova që pas atij skenari të turpshëm që u dha sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pangrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociatat me fëmijë të pa veshur.”

 

Gjithashtu Kryemadhi u bëri apel studentëve që të mos kenë frikë nga “dhuna psikologjike” e Ramës, por të vijojnë të zgjerojnë rrathët dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë