E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Fermerët po hedhin prodhimin, qeveria prioritet koncesionet

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në Leshnicë të Pogradecit ku ka zhvilluar takime me fermerë të zonës.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi akuzon qeverinë se ka lënë pas dore fermerët dhe ka fokusuar të gjithë vëmendjen tek koncesionet.

 

Sipas Kryemadhit, LSI i ka prioritet fermerët dhe në momentin që do të vijë në pushtet atyre do u kushtohet një vëmednje e veçantë.

 

“Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë. Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura. Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale. LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë