E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Do ta mbështes Metën në 11 Maj, inatin tim nuk e nxjerr në politikë

Deputetja Monika Kryemadhi tha se do të mbështesë ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta në 11 maj.

Megjithëse nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë së Lirisë, ajo i bëri thirrje mbështetësve të saj të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë.

Kryemadhi: Do punoj për opozitën si një nga themelueset e LSI-së dhe në listën e hapur do votoj për Ilir Metën si një nga njerëzit kryesorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri.

Braimllari nuk është konsultuar me mua për të ikur në PS. Unë kam pasur në plan të kandidoj e pavarur, por duke ditur logjikën e Metës, unë në shtator jam tërhequr për të mos kandiduar. Metës i duhen mbi 30 mijë vota për të dalë deputet. U bëj thirrje të gjithë miqve të mi të shkojnë dhe të votojnë Metën.

Reklamë

Mund të pi kafe me Metën për të diskutuar për fëmijët, por unë marrëdhëniet e mia personale me të i kam të përfunduara. Unë nuk jam si gratë e tjera, nuk e nxjerr në politikë inatin. Nuk kam dashuri shpirtërore për Metën, por kam respekt politik.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë