Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se e rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve në çdo moment.
Ndër të tjera në fjalën e saj për mediat kryemadhi është shprehur se nëse 16 shkurti quhej protesta më e madhe, 16 marsi dyfishimi i saj, kjo e 13 prillit mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe buçasin nga njerëzit, nga qytetarë
“Të gjitha ditët janë ditët e Zotit dhe të gjitha orët e ditës janë orët e Zotit. As nuk na kushtëzon njeri dhe as nuk na detyron njeri. E rëndësishme nuk është ora. E rëndësishme është përmbajtja e asaj që ndodh. E rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve. E rëndësishme është që çdo protestë, çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Nëse 16 shkurti quhej protesta më e madhe e bërë nga opozita ndonjëherë, 16 marsi dyfishimi i saj. Sot mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe buçasin nga njerëzit, nga qytetarët. Mjafton të shikosh se si rrugët hyrëse të Tiranës kanë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe mjafton të dëgjosh se si taksidarët apo kamzhikët e Edi Ramës gjobisin autobuzat, furgonët me gjoba marramendëse, kur sot shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Pra edhe ajo që ia kërkon të bëjë. Tregon frikën, tregon fundin. Çdo dhunë, çdo kërcënim, çdo shantazh, çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, e një Kryeministri në ikje tashmë dhe të mbaruar, nuk tregon gjë tjetër veçse rënie, tregon fundin dhe sa më shumë e zgjat, ai zgjat vuajtjen e qytetarëve të vendit të tij.”





