Monika Kryemadhi ka zhvilluar mengjesin e kësaj të enjte një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë. Ajo nuk ka nguruar të shigjetojë edhe bashkinë e Tiranës për disa problematike, që sipas saj e bëjnë jetesën në kryeqytet më të vështirë.

 

Një nga problemet më të mëdha që qytetarët kishin ishte mungesa jo vetëm e parkingjeve, e gjendjes së përditshme, trafiku i rënduar, zhurmat e betonierëve të pallateve që ndërtoheshin, apo kur kanë edhe problematika për të kërkuar përgjegjshmëri, që t’u përgjigjej qoftë policia, qoftë bashkia e të tjera e të tjera. Ata thoshin që kur dëmtohen themelet e pallateve dhe ne kërkojmë që ata të jenë prezent, ata nuk vijnë, ndërkohë që kur ne lyejmë një mur apo një xham në dritaret tona të thyera, bëhet hataja sikur jemi kriminelët më të mëdhenj. Problem tjetër është çështja e punësimit dhe e largimit të shumë të rinjve dhe të rejave, ndërkohë që edhe ata pak të rinj që ne takuam, kanë platforma që në të cilat në shumicën e rasteve nuk funksionojnë, punojnë në call center, edhe pse mund të kenë mbaruar inxhinieri informatike, ekonomi informatike apo lëndë që me të vërtetë janë shumë të rëndësishme.

 

Kryemadhi tha se vetëm vota e 25 prillit mund ti ndryshojë gjërat në vend.

 

Ne sot në fakt në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, ku jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, sepse sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat. Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë. Ashtu sikurse është shumë i rëndësishëm edhe hartimi i platformave politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *