Subscribe

Lëvizja Socialiste per Integrim është e para force politike qe ka mbledhur forumet per te nisur ate qe ajo e cilëson fillimin e nje dekade te shpresës dhe ringritjes kombëtare. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk ka folur per nje qeveri tranzitore qe do te çoje vendin ne zgjedhje te parakohshme, por ka deklaruar se 2020 do te jete vit i rezistencës.

 

 Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin tradhtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit.

 

Kryemadhi ka bere përgjegjëse qeverinë Rama per situatën ku ndodhet vendi duke e cilësuar vitin qe lame pas si vitin me te vështire per shqiptaret.

 

Biznesi vendas por edhe investitorët e huaj janë lënë në dorë të gjobëvënësve dhe klientëve kriminalë të qeverisë. Ndaj Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja në rajon, dhe ka rënë poshtë në treguesit e klimës së biznesit. Kthimi i ekonomisë shqiptare në një lavatriçe e pastrimit të parave të drogës të trafiqeve ka dëmtuar ekonominë në afatgjatë, duke shkatërruar konkurrencen dhe tregun e lirë.

 

Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin edhe per qasjen ndaj Kosovës dhe minishengenin ballkanik.

 

Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare

 

Pas aksionit radikal te djegies se mandateve e bojkotit te zgjedhjeve lokale, opozita e nis kete vit me ambicien per te rrezuar qeverisjen socialiste e per te marre pushtetin, por eshte e paqarte se si do ta përmbushe synimin e saj per zgjedhjet te parakohshme e përsëritje te betejës lokale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *