Subscribe

Ish-gjyqtari Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-gjyqtari Vjerdha e ka cilësuar shkarkimin e tij si një luftë klasash të kohëve modern ndërsa kujton vitin 1973 kur iu mohua e drejta e studimit nga sistemi komunist.

 

Ish-gjyqtari thekson se doli nga salla e vettingut kryelartë pasi rezultoi se nuk ka qenë I korruptuar dhe që nuk ka lidhje me grupet kriminale.

 

Në fund, Vjerdha I drejtohet zotit duke I kërkuar që t’i fali pasi sipas tij nuk po dinë se çfarë po bëjnë.

 

“Të dashur miq! Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite. Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave. Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin. E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër. Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar. Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *