E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryediplomati italian: Qeveria të tregojë pjekuri për dialog, jo me deklarata por me platformë

Ambasadori italian Cutillo deklaroi në Vizion Plus se të gjitha palët politike kanë përgjegjësi në këtë krizen, por ai këmbënguli se qeveria duhet të tregojë se është e hapur për dialog jo vetëm me deklarata të përgjithshme por me fakte konkrete duke propozuar një platform konkrete për një përpjekje kombëtare për reformat.

 

Reklamë

Nuk dua të caktoj notat dhe dëftesat për askënd. Të gjithë kanë përgjegjësi, por duhet të shohim përpara në mënyrë pozitive. Mendoj se qeveria është në një poite që nuk ka precedente në shqipëri dhe më gjërë. Ka të gjithë përfaqësite politike në pushtet qëndror dhe pushtet lokal. Kush ka shumë pushtet, ka edhe përgjegjësi më të madhe, per te ushtruar ne menyre me te mire pushtetin, ne menyrë të përbashket pa favorizuar njerën palë. Qeveria duhet të tregojë pjekuri për tu hapur ndaj dialogut, jo me deklara të përgjithshme por duke propozuar një platformë politike për të rinisur një përpjekje kombëtare për reformat.

 

Por cili është propozimi konkret që qeveria duhet ti bëjë opozitës në mënyrë që ti hapë rrugë dialogut dhe reformave?

 

Unë do të preferoja një tavolinë sa më të gjërë, që të shkojë drejt një frymë më reformiste.Gjithcka që do të reformohet në këtë vend duhet të duhet patjetër të jetë e përashket, të  përfshijë sa më shumë palë. Pastaj diku mund të ketë një marrëveshje më tëg plotë, diku mund të ketë ndasi, ama objektivat duhet të jenë të njëjtë.Duhet të ketë objektiv të qartë përpara, integrimin europian.

 

Sa i takon negociimit te krizes nga nderkombetaret ne te kaluaren dhe heshtjes se tyre ne sitiuaten aktuale ai u shpreh:

 

Ne te shkuaren ka pasur nderhyrje nga jashte, pasi eshte kerkuar nga palet. Eshte nje krize e prodhuar brenda vendit, eshte nje sfide qe palet ta zgjidhin mes tyre.

 

Megjithate Cutillo shtoi se cdo deklarate e bere nga ai dhe ambasada italiane ne Tirane eshte qendrim i shtetit italian dhe ai nuk mund te beje deklarate personale pasi do ta therrisnim menjehere ne Rome. Cutillo shtoi se Italia nuk mbeshtet asnje pale politike.

 

Nese do te beja deklarate politike ne Tirane,do te me therrisnin menjehere ne Rome. Synimi yne eshte qe te cojme perpara marredheniet mes dy vendeve. Nuk mbeshtesim askend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë