Kryetari i Bashkisë së Devollit Eduart Duro është paraqitur paraditen e kësaj të marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku i është komunikuar akuza pas përfundimit të hetimeve në lidhje me dosjen ku ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim të detyrës.
Duro është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Pas 2 orësh qëndrim në ambjentet e Strukturës së Posaçme në një prononcim për mediat kryebashkiaku socialist tha se nuk do të japë dorëheqjen.
Më herët në reagimet e tij Duro ka mohuar akuzat duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.
Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër./vizionplus.tv





