Subscribe

Lini orët e zgjatura para kompjuterit, telefonit apo ne kafene dhe merruni me sport. Ky është mesazhi qe vjen nga kreu i bashkisë se Tiranës Erion Veliaj. Pas një  ndeshje basketbolli zhvilluar me te rinj ne palestrën e shkollës se kuqe, kryebashkiaku informoi qytetaret se mjediset sportive te shkollave do te jene te hapura për komunitetin pasdite dhe ne fundjave.

 

“Ky është një nga projektet që unë e kam më për zemër, hapja e palestrave të Tiranës pas mbarimit të mësimit për aktivitete sportive. Fillojmë sot me basketbollin, me hendbollin, volejbollin, futbollin, xhudon, që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë një hapësirë të sigurtë, të mbrojtur, brenda territorit të shkollës, ku jo vetëm të argëtohen, por të bëjnë miq të mirë që zgjasin sa një jetë”.

 

Veliaj u beri thirrje te rinjve te merren me sport, ndërsa kërkoi dhe bashkëpunimin e prindërve.

 

“Për të gjithë prindërit që ende nuk e kanë marrë vesh që bashkia ka hapur 62 palestra në gjithë qytetin, ju bëj një ftesë publike: Ngrijini fëmijët nga kolltuku, nga kafenetë, dhe regjistrojini në kurse sportive, në këto 62 hapësira, sepse është investimi më i mirë që një prind mund të bëjë për fëmijën e vet. Nëse vazhdojmë kështu, kjo gjeneratë fëmijësh do të jenë klientë spitalesh nesër për obezitet dhe diabet. Nëse fillojmë ta korrektojmë sot dhe prindërit e Tiranës nxitojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse sportive, do kemi shpëtuar gjeneratën e ardhshme të qytetit tonë”.

 

Ndërsa mësues dhe trajnerë sportivë janë bere pjese e projektit te Bashkisë te cilët do te punojnë edhe pas orarit te mësimit me banorë te komunitetit përreth shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *