E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryebashkiaku i Moskës: Situata është e vështirë, shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë

(FILES) In this file photograph taken on September 9, 2017, Russian President Vladimir Putin (R) speaks with Moscow's Mayor Sergei Sobyanin during a visit to Zaryadye Park in Moscow. - Moscow Mayor Sergei Sobyanin has overseen progressive mega projects that have drastically changed the face of Europe's largest city, but his critics accuse him of stifling opposition. A loyalist close to President Vladimir Putin, Sobyanin became Mayor of Moscow in 2010, when he replaced Yury Luzhkov who fell out with the Kremlin. (Photo by Alexei DRUZHININ / SPUTNIK / AFP)ALEXEI DRUZHININ/AFP/Getty Images

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.

 

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

 

Reklamë

“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.

 

Sobyanin, po ashtu, njoftoi se e hëna nuk do të jetë ditë pune.

 

Situata në Rusi u tensionua qysh të premten mbrëma, kur Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar rus, Wagner, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse.

 

Ai e akuzoi atë për sulme kundër forcave të tij në Ukrainë, edhe pse Moska e mohoi një gjë të tillë.

 

Wagner tha të shtunën se ka marrë nën kontroll qytetin rus, Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe se tashmë është nisur drejt Moskës.

 

Disa rrugë dhe ura në kryeqytet janë mbyllur.

 

Rajoni i Moskës pezulloi të gjitha aktivitetet e mëdha në ambiente të jashtme deri më 1 korrik./REL/

Vazhdo të lexosh

Reklamë