E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Sociale

Kryebashkiaku i Londrës telefonatë me Veliajn, i ofron mbështetje për familjet e prekura nga tërmeti

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan i ka ofruar mbeshtetje konkrete bashkise se Tiranes per te rikuperuar demet nga termeti i forte i dites se shtune.

Khan ka shprehur solidaritetin e londinezeve ne kete rast fatkeqesie dhe ka premtuar ndihmën ndaj familjeve që u janë dëmtuar banesat.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Sadiq Khan shkruan se pas një bisede të zhvilluar sot me homologun e tij në Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i ka ofruar ndihmesën e tij.

 

Reklamë

“Familjarët dhe miqtë e shumë shqiptarëve që jetojnë në Londër janë prekur nga tërmeti i ditëve të fundit në rajonin e Tiranës. I lumtur që komunikova me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për t’i ofruar atij mbështetjen dhe solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shkruan në Twitter kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, teksa riposton një postim të bërë me herët nga Veliaj mbi situatën e familjeve të prekura nga lëkundjet e tokës.

 

Mbi 1200 banesa u demtuan nga termeti 5.7 balle i dites se shtune, nje pjese e te cilafve kerkuan nderhyrje totale ndersa te tjere riparime.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë