Subscribe

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Këshillit të Ministrave për ndalimin e bashkive që të shpallin procedura prokurimi gjatë muajit qershor.

 

Frrokaj e ka kundërshtuar hapur këtë vendim para gazetarëve duke theksuar se institucioni që ai drejton do t’I realizojë të gjitha investimet e parashikuara, pasi sipas tij, shumica janë prokuruar.

 

Kryebashkiaku I Lezhës deklaroi gjithashtu se me të ardhurat e bashkisë do të realizohen një sërë investimesh të rëndësishme infrastrukturore në qytet dhe fshatra, pasi hapja e lejeve të ndërtimit ka rritur të ardhurat në këtë njësi vendore.

 

Duke ju referuar buxhetit të vitit 2019-të në Bashkinë Lezhë janë parashikuar të realizohen 61 projekte gjatë këtij viti një pjesë e së cilave kanë nisur e të tjera janë në proçes tenderimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *