Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme.

 

“Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.

Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.

Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë”, shprehet Sako.

 

Teksa, thekson se falë solidaritetit vëllazëror të shumë qytetarëve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë, nevoja emergjente është përmbushur dhe magazinat janë plot.

 

 

“Kushdo që mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, sipas mundësisë, të dhurojë në adresën unike  e-albania.al/dhuro ”, shkruan Sako.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *