Subscribe

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Uniformat blu arrestuan dy të plagosurit, biznesmenin Ervis Martinaj e shokun e tij, Eljon Hato, përkatësisht 36 dhe 28 vjeç.

 

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë me plumb në kokë edhe truproja e Martinajt, 28 vjeçari Fabian Gaxha. Fillimisht viktima u raportua se ishte Rigers Gaxha, por pas verifikimeve rezultoi se ai mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait, pasi policia e kishte shpallur në kërkim për drogë dhe një vrasje të mbetur në tentativë në Tiranë.

 

Shkak i sherrit, mësohet se ka qenë këngëtarja e njohur Elvana Gjata, ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona. Aktualisht po punohet për gjetjen 31 vjeçarit Ervin Mata, i dashuri i këngëtares. Nderkohe ne kerkim jane edhe 42 vjeçarin Fabjol Alushi si dhe 41 vjeçarin Meviol Bilo pjestar i forcave speciale te  ushtrise i dekoruar nga presidenti edhe per pjesmarrjen ne misionet ne kandahar.

 

Burime të policisë sqaruan se një nga te shpallurit në kërkim është një pjestar i forcave komando.

Anëtarët e të dy grupeve ndodheshin në të njëjtin lokal dhe në tavolina shumë pranë njëri-tjetrit.

 

Sherri për këngëtaren kishte nisur pak ditë më parë në një nga pabet e njohura në kryeqytet, ku viktima Fabian Gaxha kishte ngacmuar Elvana Gjatën.

 

Ndërkohë, mbrëmjen e te enjtes pas sherrit verbal që ai ka pasur me Ervin Matën, ky i fundit ka lajmëruar menjëherë dy miqtë e tij, tashmë të shpallur në kërkim.

 

Gjatë konfliktit, Fabian Gaxha nxjori pistoletën duke qëlluar, por dy kundërshtarët e tij iu përgjigjen, duke e lënë atë të vrarë me plumb në kokë.

 

Ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spitalin e traumës ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Ervis Martinaj u transportua më pas në një spital privat, i cili po ruhet nën masa të rrepta sigurie.

 

Në vendngjarje policia sekuestroi 11 gëzhoja të qitura nga armë të ndryshme, si dhe një armë zjarri tip “Glock”, një shumë prej 10 000 eurosh, e 3 automjete.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *