Qytetarët kroatë i janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Rreth 3.8 milionë votues do të zgjedhin mes 11 kandidatëve, mes tyre edhe presidentja në detyrë Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila garon për një mandat të dytë 5 vjeçar.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 19, ndërsa deri tani nuk jane shenuar pa probleme.

 

Megjithatë deri më tani sipas mediave lokale është vënë re një pjesëmarrje e ulët për shkak të motit të keq.

 

Sipas sondazheve asnjë nga kandidatët nuk do të arrijë të fitojë i vetëm këto zgjedhje presidenciale për shkak të një gare të ngushtë mes konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç, Social Demokratit Zoran Milanoviç dhe këngëtarit të kthyer në politikan të krahut të djathtë, Miroslav Skoro.

 

Besohet se fituesi i këtyre zgjedhjeve presidenciale do të mesohet pas balotazhit më 5 janar.

 

Presidentja aktuale Grabar-Kitaroviç e cili është në krye të shtetit që nga viti 2015 dhe po kandidon për një mandat të dytë, është mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat  në qeveri, një parti që ka udhëhequr vendin shumicën e kohës që nga viti 1991.

 

Por edhe pse roli i presidentit është më shumë ceremonial, këto zgjedhje shihen si provë për partinë në pushtet e cila kërkon të ruajë fuqinë e saj përpara se vendi të marrë presidencën e Bashkimit Europian. Ajo i ka dhënë një mbështetje të fortë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *