E diel, 22 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kroaci, fitojnë konservatorët

Kroacia do te qeveriset serish nga konservatoret. Ne përfundim te numërimit te votave pas zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, Bashkimi Demokratik Kroat  rezulton partia e pare ne vend. HDZ e drejtuar nga Andrej Penkovic ka siguruar 61 nga 151 vendet ne parlament, duke lene pas rivalet Social-Demokrate me 54 mandate. Por 12 deputetet e partisë se qendrës se djathte, “Ura” pritet te jene vendimtar per koalicionin qeverisës. Edhe përpara zgjedhjeve vendi ishte qeverisur nga ky koalicion, qe mbijetoi vetëm per pese muaj, si pasoje e mosmarrëveshjeve per emërimet politike dhe reformat ne administratën publike. Plenkovic përpara mbështetësve u shpreh optimist se partia e tij do te formoje qeverinë e re, qe do te jete e qëndrueshme ne te mire te qytetareve dhe do te jete e orientuar nga Europa. Kroacia me nje nivel papunësie 13 perqind është nje nga ekonomitë me te dobëta ne BE dhe ndodhet nen presion per te ulur borxhin dhe zhvilluar ekonominë.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë