Subscribe

Kriza politike e cila po kthehet tashmë ne një krize institucionale ka detyruar ambasadoren në detyrë të SHBA bë Tiranë që të shkojë në presidence.

Rreth orës 10:00 në momentin që në parlament nisi mocioni me debat për aktin e Metës për shfuqizmin e dekretit mbi mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor, Leyla Moses-Onse shkoi në zyrën e Ilir Metës.

Takimi mes tyre zgjati rreth 1 ore e 30 minuta ndersa ende nuk ka informacion zyrtar as nga presidenca dhe as nga ambasada per ate qe eshte diskutuar mes paleve.

SHBA ende nuk ka dalë në një qëndrim zyrtar në lidhje me aktin e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, ndonëse në muajt e fundit ambasada ka përseritur shpesh që qeveria është legjitime ndryshe nga pretendimi I PD dhe opozitës për paligjshmerine e kryeministrit Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *