Për shkak të krizës nga COVID-19, Shqipëria ka ndërprerë nxjerrjen e naftës.

Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballkuku gjatë fjalës në seancën plenare. Sipas saj, depozitat janë të mbushura dhe çmimi është shumë i ulët.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit.”

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ra në nivele rekord që nga viti 1999, për shkak të rënies së kërkesave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Çmimet e arit të zi të papërpunuar West Texas Intermediate në SHBA arritën -40 dollarë për fuci. Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë kushtonte rreth 60 dollarë.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp e quajti këtë një moment kalimtar që do të shfrytëzohet duke mbajtur miliona fuçi naftë rezervë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *