Subscribe

Familja shqiptare rrezikon të përjetojë një tjetër valë destabiliteti për shkak të rritjes së agresivitetit, që sipas ekspertëve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve.

 

Pasiguria ekonomike është një nga faktorët që minon harmoninë familjare pasi krijon një ngarkesë emocionale të lartë.

 

VALBONA TRESKA
PSIKOLOGE

Pasiguria ekonomike në të cilën ne po jetojmë ndikon detyrimisht në gjendjen tonë psikologjike. E gjitha kjo të sjell pasiguri për të nesërmen, pasiguri pastaj përkthehet në ngarkesë emocionale që mund të kthehet në dhunë brenda familjes dhe në agresion.

 

Psikologët paralajmërojnë se në Shqipëri pritet që të përballemi me të njëjtën situatë si ajo e pandemisë.

 

Pse patëm një agresivitet të shtuar dhe të dhunës në familje gjatë pandemisë? Pasiguria financiare dhe ngarkesa psikologjike të gjitha këto çuan në dhunë më të shtuar në familje. Kështu që janë disa elementë të funksionimit të shoqërisë në tërësi që detyrimisht kanë një lidhje të drejtë midis gjërave që ndryshojnë në shoqëri dhe ngarkesës emocionale, apo agresionit që shfaqet në shoqëri.

 

Nga data 15 shkurt deri më tani janë lëshuar nga Gjykata e Tiranës 24 urdhra mbrojtjeje, ndërsa janë regjistruar 60 kërkesa për divorc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *