Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të...

Kriza/ Berisha: Ndërkombëtarët qëndrime të njëanshme, qeveria e lidhur me krimin

2 Korrik 17:30

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për gazetën e njohur italiane “La Stampa” ka akuzuar ndërkombëtarët se po mbajnë qëndrim të njëanshëm në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

 

Duke e cilësuar krizën në vend si më të rëndën në 30 vitet e fundit, Berisha ka deklaruar se opzoita po mbron të drejtat e shqiptarëve ndërsa ka akuzar ndërkombëtarët se po mbajnë qëndrime që nuk po I shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë.

 

“Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.”

 

Berisha nuk I ka kursyer as akuzat në drejtim të kryeministrit Rama të cilin e quan si të lidhur me krimin e që mbron interesat e kriminelëve.

 

“Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.”

 

Krahas akzuave, Berisha ka paralajmëruar gjithashtu se opozita do të fillojë aksionin e saj kundër qeverisë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile.

 

“Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.”

 

 

Me poshte intervista e plote e Berishes per gazeten “La Stampa”:

 

Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu?

 

Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.

 

Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale…

 

Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them.

 

E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni, a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo?

 

Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir Meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë ‘zgjedhje moniste’, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat.

 

A shihni një zgjidhje?

 

Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin.

 

Masat e ardhshme të opozitës?

 

Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.

 

A mendohet se mund të shpërthejë dhunë?

 

S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë.

 

USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot…

 

Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.

 

Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni?

 

Ndihma që mund të na japë Salvini është çmontimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh.

 

Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot?

 

Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëpërparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më.

 

Kush janë miqtë tuaj sot në Itali?

 

Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë.

 

A është gati Shqipëria të hyjë në BE?

 

Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
krim La Stampa ndërkombëtarë qeveri Sali berisha

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

më shumë...

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë bashkëpunimin mbrojtje, siguri kibernetike dhe menaxhimin e emergjencave civile

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

6:15

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.